75 Mall Live Search
21:20 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / Z S

Trump emëron Marco Rubio-n si Sekretar të Shtetit

Marco Rubio do të jetë sekretar i shtetit amerikan.

Rubio ka shprehur nderimin dhe përgjegjësinë që ndjen për emërimin e tij në udhëheqjen e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, duke e quajtur atë një përgjegjësi të jashtëzakonshme.

“Udhëheqja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe jam i nderuar për besimin që Presidenti Trump ka dhënë tek unë,” shkroi Rubio. Ai gjithashtu theksoi se, si Sekretar i Shtetit, do të angazhohet çdo ditë për të implementuar politikat e jashtme të administratës Trump’’, ka thwnw Rubio.

Rubio shtoi se, nën udhëheqjen e Presidentit Trump, politika e jashtme do të fokusohet në sjelljen e paqes përmes forcës dhe vendosjen e interesave të amerikanëve dhe të SHBA-së mbi çdo gjë tjetër./Indeksonline/