75 Mall Live Search
09:55 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / mp

Efekti i vizave, vetëm në shtator mbi 344 mijë qytetarë u nisën drejt Evropës

Liberalizimi i vizave për kosovarët ka bërë që shumë qytetarë t’ia mësyjnë Evropës. Sipas statistikave në muajin shtator janë realizuar 1 mijë e 115 fluturime me plot 344 mijë e 294 udhëtarë.

 Krahasuar me muajin shtator 2023 ka rritje për 12.6 për qind, raporton IndeksOnline.

“Në muajin shtator 2024, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1115 ose 12,6% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 344 294 ose 13,1% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (shtator 2023)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Po ashtu është rritur ndjeshëm edhe numri i udhëtarëve përmes transportit hekurudhor.

“Në muajin shtator 2024, numri i udhëtarëve ishte  5 153 ose 3,3% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto tonë ishte zero”, thuhet në raport. /IndeksOnline/