Ishte një nga sulmuesit më të mirë, Diogo Forlan luan ndeshjen e parë si profesionist në tenis

Të gjithë e mbajmë mend Diogo Forlanin si një nga sulmuesit më të mirë në futboll gjatë kohës së tij.
Ish-futbollisti i Manchester United dhe Atletiko Madridit, pas pensionimit nga futbolli ka vendosur të provoj veten në një sport tjetër, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse 45 vjeçar, Forlan ka luajtur ndeshjen e parë si profesionist në tenis.
Ai luajti në dyshe me partnerin e tij argjentinas, Federico Coria në një turne në Montevideo të Uruguait.
Forlan pësoi humbje kundër çiftit bolivian Federico Zeballos dhe Boris Arias, me rezultat 2-0 në sete (6-1, 6-2)./IndeksOnline/
That backhand winner, Diego 👏#ATPChallenger | @DiegoForlan7 pic.twitter.com/SHcGpSVViv
— ATP Challenger Tour (@ATPChallenger) November 14, 2024