Dëmtim në rrjetin e ujësjellësit, kjo lagje e Prishtinës mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një lagje e Prishtinës të enjten do të mbetet pa ujë për shkak të një dëmtimi.
‘’Për shkak të një dëmtimi në rrjetin e ujësjellësit nga një Operator Ekonomik, sonte lagjja Kalabria mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm’’, thuhet në njoftimin e KRU ‘’Prishtina’’.
KRU ‘’Prishtina’’ nuk ka njoftuar se kur pritet që ky problem të zgjidhet./Indeksonline/