75 Mall Live Search
08:17 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / H F

Sot varrosen dy të rinjtë që u vranë në Klinë

Albison dhe Rexhep Slivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës, do të varrosen sot.

Familja Slivova ka njoftuar se varrimi i dy të rinjve, do të bëhet sot (e premte) nga ora 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë, transmeton IndeksOnline.

“Familja Slivova njofton se dy djemtë e tyre Albisoni dhe Rexhepi do të varrosen nesër 15 11 2024 (e premte). Varrimi bëhet në orën 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë! E pikëlluar familja Slivova”, thuhet në njoftim e familjes lëshuar dje.

Ndryshe Albisoni dhe Rexhepi u vranë të mërkurën me armë zjarri në qender të Klinës. Njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve të marra. /Indeksonline/