75 Mall Live Search
10:21 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / Z S

Prerja e pishave te sheshi në Prishtinë, reagon Komuna: Është akt i MKRS-së, i shkatërruan pa lejen tonë

Disa ditë më parë me vendim të Ministrisë së Kulturës në një pjesë të kryeqytetit janë prerë disa drunj.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e Komunës së Prishtinës.

Nga komuna e kanë dënuar aktin dhe kanë thënë se ky veprim është bërë pa u njoftuar ajo.

‘’Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës. Pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjes’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Sipas komunës Ministria e Kulturës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, pa marrë asnjë ekspertizë paraprake ose analizë të ndikimit mjedisor përpara fillimit të punimeve.

Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar veprime të tilla dhe për të kompensuar dëmet që janë shkaktuar, thuhet më tej në reagim./Indeksonline/