U bënë pesë, edhe Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakut “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”

Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakut “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”, 1-5, 6-9 dhe 10-12 në të gjitha shkollat e Vushtrrisë.
Drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, ka thënë se ky vendim ë.shtë marrë pas konsultave me prindër, drejtorë të shkollave e mësimdhënës, pasi që përdorimi i këtij doracaku do të degradonte familjen e shenjtë kosovare.
“Andaj si të tillë nuk do të përdoren në asnjë institucion arsimor në Komunën e Vushtrrisë deri në revidimin e tij të plotë”, ka thënë Tahiraj.
