Kishte një karrierë pozitive në Bundesligë, pensionohet futbollisti turk

Futbollisti i njohur, Omer Toprak është pensionuar nga futbollit aktiv në moshën 35-vjeçe.
Toprak luajti për shumë skuadra, përfshi këtu edhe dy klubet e medha në Gjermani, si: Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkuseni, shkruan Indeksonline
Skuadra e fundit e Toprak ishte Antalyaspori në Superligën e Turqisë.
Gjatë gjithë karrierës së tij, duke përfshirë këtu edhe ndeshjet me grupmoshat e reja, mbrojtësi turk ka zhvilluar 496 paraqitje, ka shënuar 20 gola dhe ka bërë 10 asiste./Indeksonline/
🚨🇹🇷 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Ömer Toprak (35) has RETIRED from football! 👋
— EuroFoot (@eurofootcom) November 15, 2024
496 club appearances – played for Freiburg, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Werder Bremen and Antalyaspor. pic.twitter.com/MyyVdJYYAt