75 Mall Live Search
12:08 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / k.v

Nënshkruhet kontrata mbi 3 milionë euroshe për ndërtimin e një shkolle fillore në Prishtinë (Dokument)

Ministria e Arsimit do ta nisë ndërtimin e një shkolle fillore në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Ndonëse nuk është bërë i ditur lokacioni se ku do të vendoset gurthemeli, kontrata është nënshkruar me operatorin ekonomik që do të kryejë punimet.

Vlera totale kontratës është 3 milionë e 323 mijë euro, ndërsa fitues është shpallur grupi i operatoreve ekonomikë “Construmax ShPK” dhe “Harst Group”.

Në njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontraktues thuhet se komisioni për vlerësim të ofertave i përbërë prej tre anëtarëve ka analizuar me hollësi të gjithë dokumentacionin duke iu përmbajtë kritereve të kërkuara në dosjen e tenderit dhe ka ardhur në përfundim se fitues të shpallet grupi i operatoreve ekonomikë “Construmax SHPK” dhe “Harst Group SHPK”, në vlerë prej 3.323.232.32 eurosh./IndeksOnline/