Ish-futbollisti i Serbisë me fjalë të mëdha për Granit Xhakën: Është një kënaqësi e madhe ta shohësh duke luajtur!

Në mbrëmjen e sotme do të luhet përballja mes Zvicrës dhe Serbisë, e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Nations League.
Serbët fituan ndeshjen e parë, ndërsa “helvetikët” duken tërësisht jashtë loje në grup. Ndërkohë para kësaj ndeshjeje, ish-futbollisti serb, Milan Vilotiq, ka ngritur figurën e mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në mediat serbe.
“Është një kënaqësi e madhe të shohësh Granit Xhakën, duke luajtur, ka qenë pjesë e niveleve të larta botërore për një vit e gjysmë. Është një super lider që luan me zemër për kombëtaren e tij”, tha Milan Vilotiq.
Granit Xhakën e respektoi edhe trajneri i Serbisë gjatë muajit të kaluar, ku edhe doli video e famshme, duke u përqafuar pas takimit në Serbi./Indeksonline/