Kosova luan me fanella të zeza ndaj Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës gjatë mbrëmjes luan ndeshjen e rëndësishme në UEFA Nations League, ndaj Rumanisë në Bukuresht.
“Dardanët” sonte do të vishen me fanella të zeza, të cilat janë të tretat, shkruan Indeksonline
Kurse, vendësit vishen me të verdha.
Herën e fundit kur Kosova u vesh zi, ishte marsi i këtij viti në miqësore ndaj Hungarisë – ku pësuam humbje me rezultatin 2:0 në miqësore.
Kujtojmë se takimi sonte zhvillohet nga ora 20:45 në Bukuresht dhe Kosovës i duhet fitore për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grup./Indeksonline/
🔵 Kosovo will wear the black kits in Bucharest.
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) November 15, 2024
⚖️ Morten Krogh from Denmark 🇩🇰 will be the main referee.#ROUKOS 🇷🇴🇽🇰 | #UNL pic.twitter.com/9HasuYaiPu