75 Mall Live Search
19:31 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / S Z

Nga fitorja në “Big Brother”, te kandidatura për deputet, Lumbardhi tregon pse shkoi te Lumiri

Nga një “reality show”, pjesë e politikës.

Është Lumbardh Salihu, i cili ka filluar rrugëtimin e tij politik, në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Ai tashmë ia ka mësyrë Kuvendit të Kosovës, optimist se ka përkrahjen e popullit, nga i cili do ta kërkojë dhe votën.

Thotë se vendimi i tij për t’i hyrë politkës është i natyrshëm, pasi që vjen nga një familje e cila është marrë me politikë. E partia e vetme e cila ka qenë opsion për të, është LDK-ja e Ibrahim Rugovës, të cilin e ka dhe idol si politikan.

“Vendimin ekam marr sepse vijë nga një familje politike dhe synimi im ka qenë gjithmonë që të shkoj në atë drejtim. LDK për mua është një adresë që unë e kam pasur gjithë, që nëse unë marrë pjesë në një subjekt politik ka ardhur në shprehje vetëm LDK-ja”, thotë Lumbardhi.

Ndërsa thekson se partia pjesë e së cilës është tashmë, e ka pritur shumë ngrohtë.

“Pritja ka qenë shumë e ngohtë. Nuk e kam prit dhe kaq mirë siç ka qenë. Mendoj që është partia e duhur për një të ri dhe ndihem shumë  falenderues që LDK është bërë një adresë,  për të rinjtë që ma ka dhënë mua këtë mundësi, që të jap kontributin tim për shtetin, të rinjt dhe sportin”, tha ai.

Salihu është shumë optimist se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe se këtë mbështetje thotë se e sheh çdo ditë në rrugë, sa herë përballët me qytetarët.

“Mos me pas pas atë ndjenjën që mund me pas mbështetje  nga populli nuk kisha hy hiq në këtë garë. Por e di që sipas reagimeve të njerëzve kur po dal rrugës, se ka shumë potencial dhe jam shumë optimist që do të jem deputet i Kuvendit të Kosovës”, thotë Salihu.

Thotë se do të jetë shumë aktiv si deputet dhe se do të punojë për të rinjtë, që t’i mbështes ata.

Megjithëse  së fundi e shohim nën petkun e një politikani, kurreshtja ende mbetet e madhe për jetën e tij personale. Ai thotë se është ende beqar dhe se është tejet i lumtur, pasi që fokusi i tij tashmë është politika dhe biznesi.  

“Jam beqar dhe jam i kënaqur siç jam tani. Sepse e kam folusin në politikë dhe bizneset e mija dhe jam shumë i lumtur”, tha ai.

Edhe spe nuk janë më bashkë, ai shpreson ta ketë votën dhe të ish të dashurës së tij, Kader Kicaj./Indeksonline/