75 Mall Live Search
14:54 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / G T

Hummelsi tani mund të ndihet i sigurt, Claudio Ranieri: Gjithmonë pyesja vetën pse s’po luan ky djalë?

Skuadra e Romës gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi trajnerin e ri pas largimit të Ivan Juricit.

“Timonin” e klubit nga Serie A e mori italiani, Claudio Ranieri, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi gjerman, Mats Hummels u transferua te Roma pas përfundimit të afatit kalimtar. Ai nuk startoi në asnjë ndeshje te romakët.

Trajneri i Romës gjatë një interviste tha se u çuditë kur shihte mbrojtësin gjerman të ulur në stol.

“Kam kaluar pak kohë duke i shikuar ndeshjet e Romës dhe pyesja vetën: Pse nuk po starton Mats Hummels. Si është e mundur kjo?”, tha trajneri Claudio Ranieri

Kështu, ish-lojtari i Bayernit dhe Dortmundit tani mund të ndihet i sigurt në ekipin e Romës./Indeksonline/