75 Mall Live Search
15:07 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / S Z

Ambasadori francez viziton fermerët e Istogut që po kultivojnë racën e njohur të gjedheve franceze

Ambasadori i Francës Olivier Guerot, ka vizituar disa nga fermat në Komunën e  Istogut dhe Pejës. Ai u prit nga fermerët e  Istogut,  në krye me fermerin Gjin Shatrin.

Ambasadori gjatë kësaj vizite është njoftuar për së afërmi me blegtorët e këtij rajoni, ku ka dëgjuar sukseset dhe sfidat me të cilat ata përballen.

Ardhja  dhe kultivimi i gjedheve Montbeliard nga Franca, ishte tema kryesore e këtij takimi.

Ambasadotri Guerot vizitoi fermën “ Milky Way” në Gusar dhe Ferma  “Natyra”, në Dubovë të vogël. E gjatë kësaj vizite Guerot, kishte kënaqësinë t’i shijojë dhe disa ushqime tradicionale të fermës.

Ndryshe, pjesëmarrës  në këtë takim ishte dhe zv. ministri Imri Demelezi dhe këshilltar i ministrit Arian Bugari./Indeksonline/