75 Mall Live Search
15:28 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / Z S

Ndalohet për 48 orë, serbi i arrestuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të Veriut.

Indeksonline mëson se i arrestuari në këtë rast Marko Daniq.

I njejti është ndaluar për 48 orë. Kjo është konfirmuar nga ana e avokatit të tij, Nebojsha Dançetoviq.

Ai tregon se ai është arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut në afërsi të banesës së tij.Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:00 kemi asistuar Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovica – Veri. I dyshimtë për rastin e 29 majit 2023 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, ka deklaruar Elshani.

Theksojmë se gjatë protestës që u zhvillua në Zveçan, më 29 maj pati tension midis popullatës dhe policisë e KFOR-it./Indeksonline/