75 Mall Live Search
19:48 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Granit Xhaka lider i Zvicrës ndaj Serbisë

Zvicra do të përballet sonte me Serbinë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja zhvillohjet në ”Letzigrund Stadium” në Zurich, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Nga minuta e parë për kombëtaren zvicerane është edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka.

Zvicra do të kërkoj të hakmirret për humbjen e një muaji më parë në Leskoc, ku u mposht me rezultat 2-1./IndeksOnline/