Lulzim Berisha: Mbrojtëm me krenari identitetin dhe shtetin tonë

Kryetari i tifogrupit ”Dardanët”, Lulzim Berisha ka reaguar pas incidentit në ndeshjen Rumani – Kosovë.
Futbollistët kosovarë e braktisën ndeshjen dhe nuk pranuan të dilnin në fushë pas thirrjeve raciste nga tifozët rumunë, shkruan IndeksOnline.
Të pranishëm në Bukuresht ishin edhe tifozët ”Dardanë” në krye me Lulzim Berishën.
Ai ka thënë se të gjithë që ishin prezent në ndeshje e në veçanti futbollistët nuk lejuan përdhosjen e qenësisë sonë dhe mbrojtëm me krenari identitetin dhe shtetin tonë.
”Sot në Bukuresht të ishe nga Kosova ishte akoma ndjenjë më e bukur. Dolëm fitimtarë në fushë dhe jashtë saj. Nuk lejuam përdhosjen e qenësisë sonë. Mbrojtëm me krenari identitetin dhe shtetin tonë. Rumunëve u doli racizmi, neve fytyrat plot krenari se kush jemi, si ndihemi dhe nga jemi. Këto troje nuk durojnë poshtërim dhe gjunjëzim publik. E morën vesh edhe rumunët e vegjël këtë mësim.”, ka shkruar Berisha./IndeksOnline/