Kapiteni Ardian Ismajli: Ata kishin ardhur për një pikë!

Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se 1 pikë sot në stadiumin Kombëtar. Kombëtarja u nda në një 0-0 me Çekinë dhe tani përqendrohet në sfidën e fundit të Nations League me Ukrainën.
Në intervistën e pas ndeshjes ka folur mbi këtë sfidë lojtari i Empolit, Ardian Ismajli.
“Pjesën e dytë e kemi patur në kontroll gjithçka. Çekia u mbyll prapa. Ata kishin ardhur vetëm për 1 pikë dhe arritën t’a merrnin. Na mungoi fati, por ndonjëherë kështu shkojnë gjërat”, u shpreh Ardian Ismajli