Grabitje në një market në Prishtinë, dy të dyshuar kanosën punonjësen me thikë

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një market në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar kanë kanosur një punonjëse të marketit me një thikë, duke e detyruar të dorëzojë një shumë parash nga arka.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, sipas Policës hetimet kanë filluar për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
”Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë/16.11.2024-22:10. Derisa ankuesja f/k ishte duke punuar në një market, dy të dyshuar duke e kanosur atë me një mjet të mbrehtë ( thikë), i kanë marr nga arka e marketit i kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.” thuhet në raportin e policisë.