75 Mall Live Search
10:53 / E Diele, 17 Nëntor 2024 / Gj. Sh

80-vjetori i çlirimit të Tiranës, Rama ndan pamje të aktiviteteve

Tirana sot feston 80-vjetorin e Çlirimit, dita kur qyteti u çlirua nga pushtimi nazi-fashist.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga disa prej shkollave të kryeqytetit shqiptar, të cilat janë veshur me flamurin kuqezi.

“Sot, 80-Vjetori i Çlirimit të Tiranës! Aktivitete të nxënësve të shkollave të kryeqytetit, me rastin e Ditës së Çlirimit të Tiranës”- shkruan kryeministri Rama, teksa ka ndër punimet e nxënësve.