75 Mall Live Search
18:33 / E Diele, 17 Nëntor 2024 / G T

Trajneri i Qipros komenton incidentin në Bukuresht: E kam parë, por Rumania është më e mira në grup!

Kombëtarja e Qipros nesër luan ndaj Rumanisë në ndeshjen e fundit të kompeticionit të UEFA Nations League për sezonin 2024.

Trajneri i Qipros, Sofronios Avgousti foli edhe për incidentin në Bukuresht gjatë ndeshjes Rumani – Kosova, shkruan Indeksonline

Ai thotë se pritet vendimi nga UEFA në të mirë të Rumanisë, pasi kjo e fundit luajti futboll të pastër.

“Rumania është skuadra më e mirë në grup. Sigurisht që Rumania e fitoi me futboll të pastër. E pashë atë që ndodhi në ndeshjen ndaj Kosovës. Është një aspekt ndaj ndesh që nuk kemi fuqi. Ne presim vendimin e UEFA-s”, tha trajenri Avgousti

Kujtojmë që Kosova është duke pritur vendimin e UEFA-s dhe po pritet një lajm pozitiv për atë që ndodhi në Bukuresht./Indeksonline/