Raportohet dhunimi i një vajze në Gjakovë

Një grua në Gjakovë raporton se vajza e saj është dhunuar.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së hënës, teksa rasti në polici është raportuar dje, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, e ëma ka deklaruar se i dyshuari për dhunimin e së bijës është një i panjohur.
“Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/