Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prishtinë

Njësite të policisë, përmes një aksioni bazuar në urdhërarrest të gjykatës, kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me veprën penale “Fajde”.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë, për dy muaj./IndeksOnline/