75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / k.v

Një i mitur ther me thikë një bashkëmoshatar në Fushë- Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë një bashkëmoshatar.

“Është arrestuar i dyshuari (i mitur) për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar – therur me thikë viktimën mashkull (i mitur). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu njoftohet se i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.