75 Mall Live Search
11:50 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / L A

Flet Sane: Ndjehem rehat në Mynih

Anësori gjerman, Leroy Sane, pritet të vazhdojë kontratën me Bayern Munichun.

Sane, ishte i lidhur me një rikthim në Premier Ligë më saktësisht te Arsenali.

Mirëpo gjermani, në një intervistë për “BILD” tregoi se është në bisedime me skuadrën e tij rreth kontratës së re.

“Jemi në bisedime, ndihem rehat në Mynih”.

“Bisedimet janë shumë të mira. Fokusi im për momentin është vetëm te Bayerni”, u shpreh Sane.

Sane, këtë sezon ka bërë 11 paraqitje ku ka shënuar 3 gola në të gjitha garat./IndeksOnline/