Musliu: Ligji për këshillin e sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare, fansat e Kurtit votojnë pa menduar

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin ata që s’kanë bërë asgjë për ndërtimin e tij.
Duke shpërndarë një fotografi nga fushata e kandidatit të kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, Musliu ka thënë se PDK-ja me kohë e kishte kundërshtuar Ligjin për këshillin e sigurisë.
Sipas saj, PDK-ka kishte argumentuar mirë se ky ligj rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, shkruan IndeksOnline.
Por, sipas Musliut, “fansat” e Albin Kurtit e injoruan kundërshtimin e PDK-së dhe votuan këtë ligj, që tani edhe presidentja Osmani e ktheu në rishqyrtim.
“Nuk do të lejojmë që të shkatërrojnë shtetin ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e shtetit!
Me arsyen se Ligji për këshillin e sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, ne e patëm kundërshtuar me kohë në Kuvend këtë projektligj por e injoruan kundërshtimin tonë të arsyeshëm fansat e Albin Kurtit që më paaftësinë e tyre votojnë pa menduar çdo gjë që ju servon Albini dhe rrezikojnë sigurinë e vendit dhe shkatërrimin e trashëgimisë institucionale.
Tani edhe presidentja e ktheu në rishqyrtim këtë ligj” shkroi Musliu./IndeksOnline/