75 Mall Live Search
13:59 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / L K

Kroacia merr vendim, 618 euro për secilin të porsalindur

Kryeministri Andrej Plenkoviq në prezantimin e buxhetit të shtetit për vitin 2025, të ardhurat e të cilit janë 33 miliardë euro dhe shpenzimet 37 miliardë euro, tha se rritja e PBB-së do të jetë 3.2 për qind.

Në raportimin para deputetëve, kryeministri bëri të ditur një vendim të rëndësishëm për qytetarët.

“Në seancën e Këshillit për Rivitalizimin Demografik do të prezantohet një paketë demografike, ku kompensimi për një fëmijë të porsalindur do të dyfishohet nga 309 në 618 euro, duke u mundësuar nënave të mbajnë lart shumën e plotë të pagës në 3000 euro për gjysmën e dytë të pushimit prindëror, në vend të maksimumit të mëparshëm prej 995 eurosh”, ka thënë kryeministri./Indeksonline/