75 Mall Live Search
08:07 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / G T

Largimi i yllit të Lille gjatë afatit të janarit? Presidenti i klubit francez: Jo, s’ka shanse!

Sulmuesi i Kombëtares së Kanadasë, Jonathan David është një prej lojtarëve më të kërkuar, shkaku i formës fantastike që ka me fanellën e Lille.

Presidenti i klubit francez, Letang ka folur pikërisht për një largim të mundshëm të David gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan Indeksonline

Sipas Letang, sulmuesi kanadez nuk ka shanse të largohet gjatë mini-afatit.

“Jonathan David nuk do të largohet gjatë janarit. Ne kemi bërë një ofertë për kontratën e re dhe jemi në pritje”, ka thënë Letang

Por, nëse David nuk nënshkruan kontratë të re me Lille-n, atëherë gjatë afatit veror të vitit 2025, ai mund të largohet me parametra-zero./Indeksonline/