75 Mall Live Search
09:01 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / AR

Prezantuesja e njohur u largua nga SHBA-ja pas fitores së Trumpit?

Prezantuesja Ellen DeGeneres dhe gruaja e saj Portia de Rossi thuhet se janë larguar nga SHBA-ja pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

Burime pranë çiftit zbuluan për TMZ-në se ato vendosën të “iknin menjëherë nga vendi” pasi presidenti i zgjedhur mundi Kamala Harris-in, transmeton Indeksonline.

A u transferuan në Angli?

Çifti thuhet se ishte “shumë i zhgënjyer” nga lajmi dhe ëshntë zhvendosur në një shtëpi të re në Cotswolds, në Anglinë Jugperëndimore, rreth dy orë nga Londra.

TMZ-ja thekson se pronën e kanë blerë para zgjedhjeve presidenciale. Ellen dhe Portia, të cilët u martuan në vitin 2008, planifikojnë të nxjerrin në shitje shtëpinë e tyre në Kaliforni./Indeksonline/