75 Mall Live Search
18:28 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / Z S

Kuvendi voton Buxhetin, vjen reagimi nga Kurti

Kuvendi i Kosovës ka mirtuar në lëxim të dytë projetkligjin për Buxhetin e vititi 2025.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

‘’Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve).Ky buxhet përmbanë paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura. Përmbanë edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon’’, ka shkruar Kurti.

SIpas Kurtit  ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët e vendit është buxhet për ta rritur mirëqenien e për ta zhvilluar ekonominë./Indeksonline/