75 Mall Live Search
18:38 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / H F

Zbulohet identiteti i dy personave të përfshirë në plagosjen e sotme në Prishtinë

Dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në  rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.

Të përfshirë në këtë rast janë Gzim Zeka dhe Kujtim Zeka, shkruan IndeksOnline.

Të dyshuarit tashmë janë identifikuar, derisa një person edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Motivet e rastit ende nuk dihen, derisa hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

“Gjendja e tyre është stabile. Janë duke u trajtuar në Qendren Emergjente”, tha drejtori i Emergjencës Naser Syla. /IndeksOnline/