75 Mall Live Search
21:53 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / Z S

Ky është emri i të arrestuarit për plagosjen në Vranjevc

Dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në  rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.

Të përfshirë në këtë rast janë Gzim Zeka dhe Kujtim Zeka, shkruan IndeksOnline.

Të dyshuarit tashmë janë identifikuar, derisa një person edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Siç ka mësuar Sinjali personi i arrestuar është Nexhmi Neziri, rreth 29-vjeçar.

Po ashtu me dije se motivi i rastit dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje që palët kanë pasur më herët.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar një veturë./Indeksonline/