S’u respektua semafori, aksidentohen rëndë dy vetura në Fushë-Kosovë

Dy makina në Fushë-Kosovë janë aksidentuar pak më parë.
Bazuar në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, të njëjtat nuk kanë respektuar semaforin, gjë e cila ka rezultuar me përplasjen mes tyre.
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca, ndërkohë që nuk dihet saktë për numrin e të lënduarve përveç dëmeve materiale. /IndeksOnline/