75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / A. M.

Ekskluzive: Edmond Haliti pezullohet nga puna si shef i shërbimit të Kardiologjisë në QKUK!

Shefi i shërbimit në Klinikën e Kardiologjisë, nuk do të jetë më dr. Edmond Haliti. Ai është pezulluar nga QKUK-ja nga kjo detyrë

Indeksonline kishte raportuar ekskluzivisht se si ndaj Halitit ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.

Haliti nuk do të jetë pjesë për një kohë në Shërbimin elektrostimulimit dhe elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë të QKUK-së.

Gjatë kohës së pezullimit te përkohshëm nga puna i punësuari përfiton 50% te pagës së plotë.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar edhe nga QKUK-ja.

“Bazuar në Ligjin për shërbyes publikë, doktori në fjalë është pezulluar nga detyra e u.d. i shefit të shërbimit të elektrofiziologjisë! Sa i përket ish-drejtorit të klinikës, ai pati paraqitur dorëheqjen nga pozita! Ndërkohë QKUK, do të kërkojë interpretim nga DMZP-ja, në raste të tilla, a kanë të drejtë të punojnë si mjek specialist në klinikë”. /Indeksonline/