75 Mall Live Search
20:38 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / FR

Abdixhiku prezanton planin për shëndetësi, interesim i madh i stafit shëndetësor në QKF-në e Prishtinës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar gjatë ditës së sotme Qendren Kryesore Familjare në Prishtinë.

Abdixhiku, përmes një postimi në facebook tregoi se në këtë takim prezantoi planin e tij për sektorin e shëndetësisë.

“U prezantova planin tim në shëndetësi, nga rritja e pagave deri te Spitali i Ri në lokacion të ri; nga rritja e numrit të mjekëve familjarë në standard evropian 1 mjek për 1500 banorë, tek digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor; nga punësimi e specialziimi i garantuar tek sigurimeet shëndetësore!”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, plani i LDK-së për sektorin e shëndëtisë do ta bëjë Kosovëm prijëse të transformimit shëndetësor në rajon.

“Plani ynë është ambicioz dhe si i tillë do ta bëjë Kosovën prijëse në transformim shëndetësor në rajon!

Ju faleminderit për pritjen dhe gjithë përkrhajen e dhënë – e mbi të gjitha për punën e bërë për qytetarë e për shtet!

Nga 9 shkurti do të keni shtetin që kujdeset edhe për ju, edhe për qytetarë edhe për secilin në nevojë e hall”, ka thënë Abdixhiku./Indeksonline/