75 Mall Live Search
21:08 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / FR

Dy të lënduar nga aksidenti në autostradë Veternik-Bresje

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:50 në autostradë Veternik-Bresje.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, i cili njoftoi se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në pjesën e autostradës Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet tutje në konfirmim.

Indeksonline ka siguruar pamje nga aksidenti./Indeksonline/