75 Mall Live Search
09:01 / E Shtunë, 23 Nëntor 2024 / L A

U pyet nëse do të qëndronte gjatë te Barcelona, ja përgjigja e Flick

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick po kalon një sezon ëndrrash.

Gjermani, në këtë sezon ka provuar shumë yje të La Masias dhe kjo zgjedhje duket se i doli të jetë e duhura pasi po dominojnë në La Liga si dhe në Evropë.

Flick, u pyet nëse do të qëndronte për kohë të gjatë te Barça.

“Të qëndroj 10 vjet në një klub? Nuk mendoj se mund të qëndroj aq gjatë!”. “Kam katër nipër e mbesa dhe ata e meritojnë kohën e tyre para se të mbush 70 vjeç”, u shpreh Flick.

Barcelona, kujtojmë që gjendet në vendin e parë në La liga dhe ka gjithsej 33 pikë./IndeksOnline/