Tre persona arrestohen nga policia spanjolle, shkak fyerjet raciste ndaj Raphinhas dhe Yamalit në Bernabeu

Janë arrestuar tre persona nga policia spanjolle për shkak të fyerjeve raciste ndaj lojtarëve të Barcelonës.
Pas golit të tretë të shënuar nga Lamine Yamal, futbollisti bëri një gjest me gishtin drejt tokës dhe filloi të merrte ofendime raciste nga tifozët madrilen.
🚔 La Policía Nacional ha confirmado la detención de los aficionados que insultaron al futbolista del FC Barcelona en el Santiago Bernabéuhttps://t.co/qCJwIdxDiS
— MARCA (@marca) November 23, 2024
Policia spanjolle, po ashtu doli me një deklaratë rreth kësaj ngjarje.
“Tre të arrestuar për fyerje raciste ndaj 2 futbollistëve gjatë El Clasico të luajtur tetorin e kaluar. Të arrestuarit kryen demonstrata ksenofobike që kërcënonin dinjitetin dhe integritetin moral të të dy futbollistëve.”
Kujtojmë që në atë ndeshje, Barcelona mposhti Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me rezultat të thellë 0-4./IndeksOnline/