Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Gjatë ditës së sotme një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Jazhnicë të Shtërpcës.
Indeksonline ka mësuar se ka të bëjë me një vdekje të dyshimtë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante, ku po meren me rastin.
Ndërsa forenzika ka tërhequr trupin e pajetë.
Indeksonline ka kontaktuar edhe policinë e Kosovës, por deri në publikim të lajmit nuk ka informacione shtesë./Indeksonline/