75 Mall Live Search
17:56 / E Shtunë, 23 Nëntor 2024 / G T

Pas katër rezultateve negative, Arsenali i rikthehet fitoreve në Premier League

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore me rezultatin 3:0 ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Premier League.

Kjo ishte fitorja e parë e “Topçinjëve” pas katër rezultateve negative në ndeshjet e fundit (2 humbje dhe 2 barazime), shkruan Indeksonline

Golat për ekipin e Mikel Artetas i shënuan: Bukayo Saka, Thomas Partey dhe Nwaneri.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 22 pikëve në pozitën e katërt, aq ka edhe vendi i 3-të, Chelsea (22) dhe vendi i 5-të, Brighton (22)./Indeksonline/