U akuzua për përdhunim, Conor McGregor do të shpërblejë viktimën me mbi 248 mijë euro

Një grua që akuzoi Conor McGregor për përdhunimin ka thënë se “drejtësia është vënë në vend” pasi ajo fitoi çështjen e saj civile kundër luftëtarit irlandez të arteve marciale.
Nikita Hand do të shpërblehet me 248,603 euro si dëmshpërblim pasi një juri në Gjykatën e Lartë të Dublinit zbuloi se McGregor e kishte sulmuar atë në një hotel në Dublin në vitin 2018.
McGregor nuk bëri asnjë koment teksa u largua me shpejtësi nga gjykata pas vendimit që u dha ditën e djeshme nga Gjykata.
Ai më vonë tha në një deklaratë se kishte udhëzuar ekipin e tij ligjor që të apelonte vendimin e gjykatës civile, duke shtuar se ishte “i zhgënjyer që juria nuk dëgjoi të gjitha provat që kishte”.
McGregor i kishte thënë më parë gjykatës se kishte kryer marrëdhënie me Hand, por edhe me dëshirën e saj në hotelin Beacon në dhjetor 2018.