Gjyqtari spanjoll komenton gishitin e mesit të Muriqit: Është gjëja më e çuditshme që kam parë ndonjëherë

Vedat Muriqi të shtunën është ndeshkuar me karton të kuq gjatë ndeshjes mes Mallorcas dhe Las Palmasit.
Sulmuesi kosovar bëri një gjest të pahijshëm, duke ia treguar gishtin e mesit lojtarit kundërshtar, shkruan IndeksOnline.
Pas rishikimit nga var, gjyqtari i ndeshjes vendosi ta ndëshkoj me karton të kuq ”Piratin”.
E këtë e ka komentuar edhe ish-arbitri spanjoll, Alfonso Pérez Burrull, i cili tha se kjo është gjëja më e çuditshme që ka parë.
“Është gjëja më e çuditshme që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Burrull.
➡️ Vedat Muriqi, rakibine yaptığı "el hareketi" sebebiyle direkt kırmızı kart 🟥gördü.👀 pic.twitter.com/ZCPzAjRZYM
— Serhat1905 (@ekerserhat1905) November 23, 2024
E pas ndeshjes, Vedat Muriqi ka këruar falje për këtë sjellje të pahijshme.
“Dua të kërkoj falje me dorën në zemër për përjashtimin tim në ndeshjen e sotme. E di që sjellja ime nuk ishte e përshtatshme dhe ndjej thellësisht mungesën e respektit ndaj kolegut tim, Jaime Mata, dhe më vjen keq që tifozët kanë qenë dëshmitarë të një gjesti kaq të shëmtuar nga ana ime.
Pavarësisht asaj që ndodhi, jam shumë i lumtur me fitoren e ekipit. Çdo fitore është një reflektim i përpjekjes dhe punës së të gjithëve, dhe më mbush me krenari të shoh se si luftojmë së bashku në fushë”, ka shkruar Muriqi.
Mallorca e fitoi ndeshjen ndaj Las Palmasit me rezultat 2-3./IndeksOnline/