Megjithatë nuk qenka e lehtë Premier League! Amorim debuton me barazim kundër ekipit të Aro Muricit

Skuadra e Manchester Unitedit nuk ka arritur më shumë se një barazim në javën e 12-të në Premier League.
“Djajtë e Kuq” barazuan 1:1 ndaj Ipswich Town, shkruan Indeksonline
Golin e parë në këtë sfidë e shënoi, Marcus Rashford në minutën e dytë.
Kurse goli i barazimit erdhi na sulmuesi anësor, Hutchinson – që shënoi nga distanca një supergol.
Trajneri Ruben Amorim debutoi me barazim te Manchester Unitedi.
Kujtojmë që nga minuta e parë në këtë sfidë luajti edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric.
Manchester Unitedi tani shkon në kuotën e 16 pikëve në pozitën e 12-të, kurse Ipswich në pozitën e 18-të me 9 pikë./Indeksonline/