75 Mall Live Search
12:20 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / mp

Fahrije Hoti për ministrin Peci: Më ka njollosur, nuk e fali pa kërkuar falje

Fahrije Hoti, sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka sqaruar pretendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Gjatë deklarimit para mediave, ajo tha se ministri duhet të dalë dhe të kërkojë falje për etiketimin e emrit të saj.

“Ka vite që Fahrije Hoti, ka pasur lavdata dhe mirënjohje për rrugëtimin tim personal, bashkë me gratë. E ministri me të vërtetë më ka njollosur”, tha ajo gjatë fjalimit të saj.

“Nuk e fali pa kërkuar falje dhe le të kërkon në gjykatë, le të kërkojë në prokurori ku Fahrije Hoti është e dënuar, ose ku ka ndonjë aktakuzë, le të vjen, do të bisedojmë. Jam për t’ju përgjigjur në çdo mënyrë”, tha ajo.