75 Mall Live Search
12:53 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / S Z

LDK-ja përkrah kërkesën e AAK-së, Gashi: Jemi të gatshëm për debat me Kurtin dhe ministrat

Aleranca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar që javën e ardhshme të mbahet një seancë, ku do të diskutohet lidhur me punën e qeverisë Kurti, gjatë mandatit katër vjeçar.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka thënë se partia e tij e përkrah kërkesën e AAK-së, për një seancë ku do të diskutohen veprimet dhe mos veprimet e qeverisë Kurti, gjatë këtij mandati.

“ Në këtë seancë do të diksutohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet katër vjeçare. Ne si Grup parlamentar i kemi dhënë përkrahje kërkesës së AAK së, që të mbahet kjo seancë dhe jemi të gatshëm për një debat dhe diskutim me kryeministrin dhe ministrat, që besojë që është seanca më e rëndësishme përmbyllëse e kësaj legjislature”, tha ai.