75 Mall Live Search
13:04 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / AR

Sara e penduar: Gabimi im më i madh ishte që ia dhashë dorën!

Edhe ditën e sotme, Sara ka vazhduar të diskutonte rreth bisedës së bujshme mes Drilonit dhe Edit ku protagoniste ishte Sara dhe kjo bisedë e tyre bëri xhiro në rrjet.

Edi i kërkoi falje dhe si përfundim ajo i zgjati dorën, duke i pranuar faljen. Megjithatë, tani Sara është shprehur e penduar për veprimin, sipas një bisede që pati me Vullnetin.

“Duke nisur nga fakti që kuptova që çdo gjë ishte një mashtrim sy më sy, edhe gabimi im më i madh ishte që ja dhashë dorën, sepse ma ai hodhi poshtë dorën direkt”, u shpreh Sara.

“Pasi u shfaq klipi unë nuk ju reagova ashpër, ti kështu e ashtu, mirëpo kërkova sqarim, pse? Çfarë ju kam bërë. Unë ja dhashë dorën se mos ishte ndonjë keqkuptim”, tha ajo ndër të tjera.