75 Mall Live Search
15:32 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / H F

Audio-incizimi i Gërvallës, Musliu: Qëllim i LVV-së është instalimi i një sistemi autokratik

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu- Shoshi ka reaguar pas publikimit të një audio- incizimi të publikuar nga “Paparaci”, në të cilin Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare.

“Vrasja e demokracisë fillon kur zëri i lirë shtypet dhe kur mediat, që duhet të jenë zëri i qytetarëve, shndërrohen në mjete propagande. Qëllim i LVV-së është instalimi i një sistemi autokratik, ku provon të shtrijë kontrollë të plotë mbi mediat duke kufizuar lirinë e shtypit e të fjalës.”, ka shkruar mes tjerash Musliu- Shoshi, transmeton IndeksOnline.

Mes tjerash, deputetja e PDK-së i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë me urgjencë këtë çështje.

Statusi i saj i plotë: