75 Mall Live Search
21:58 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Trajneri i Galatasaray sulmon Wanda Narën: Icardi ka humbur shumë gjëra në jetë prej saj

Telenovela pa fund mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit dhe tashmë në të janë përfshirë edhe pjesëtarë të klubit të Galatasarayt. Vetë trajneri i klubit turk, Okan Buruk, ka dalë hapur kundër prezantueses argjentinase, duke argumentuar se ajo ka dëmtuar karrierën e futbollistit.

“Po të mos ishte për problemet që Icardi kishte me gruan, tani gjërat do të ishin ndryshe. Ndoshta do të ishte ai sulmuesi i kombëtares argjentinase. Është e mundur që Icardi të ketë humbur shumë gjëra në jetën e tij për shkak të kësaj.

Ai është një njeri familjeje. E do familjen e tij, i do fëmijët e tij, Ka një zemër shumë të mirë dhe e do shumë familjen e tij. Ai ka dashur gjithmonë të mbrojë familjen e tij dhe ne e kemi ndihmuar. Familja është gjëja më e rëndësishme në jetë. Futbolli nuk mund të ta marrë atë, as një ndeshje.

Nëse një futbollist nuk është i lumtur, nuk mund të japë gjithçka në fushë. Unë jam përpjekur gjithmonë ta mbështet. Tani të shohim nëse mund ta rikuperojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Buruk para mediave për sulmuesin i cili aktualisht është i dëmtuar dhe do të qëndrojë disa muaj larg fushave të lojës.