Kim-i ia huq sërish, bëhet hor me “photoshop”

Kim Kardashian është kritikuar për një nga fotot e fundit që ka postuar në Instagram.
Ylli 44-vjeçare ka pozuar me një fund dhe këmishë të bardhë, të cilat i ka kombinuar me këpucë të kuqe, transmeton Indeksonline.
Ajo ka bërë një foto pranë një pasqyre, ndaj ndjekësit e akuzuan menjëherë për një gabim në photoshop, duke thënë se reflektimi i saj në pasqyrë ishte ndryshe.
“Pasqyrë, pasqyrë në mur. Ua. Ka harruar të fotoshopojë pasqyrën”, është një nga komentet në rrjetet sociale.
Disa kanë shkruar në komente se Kim ka postuar këtë foto për të tërhequr vëmendjen. “Ajo nuk ka harruar të editojë foton deri në fund dhe ne i biem. Photoshop-i i keq është i mirë për të tërhequr vëmendjen te vetja”, thuhet në një nga komentet.
Ndjekësit e kanë akuzuar më parë Kim për photoshop të keq. Njëherë ajo ka publikuar një foto ku pozon me rroba banjoje dhe vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr dora e saj, pra gishti që “u zhduk”./Indeksonline/
