75 Mall Live Search
09:50 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / Z S

Vetura godet për vdekje një këmbësor në aksin Shkodër-Koplik

Një 80-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së martës në aksin rrugor Shkodër-Koplik, si pasojë e një aksident rrugor.

Shtetasi Gj. G. ishte duke kaluar rrugën, kur u godit nga një makinë që drejtohej nga A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, teksa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat./Indeksonline/